Rexhep Rexhepi” në Drenas do të jetë shtëpia e re e SC Gjilanit për dy ndeshjet e radhës, të cilat do ti zhvillojnë në cilësinë e skuadrës vendase, pasi që Federata e Futbollit e Kosovës i ka pezulluar terrenin në Gjilan për dy ndeshje, raporton Gazetasheshi.com.
Klubi gjilanas e ka bërë të ditur këtë informacion në llogarinë zyrtare, teksa ka pranuar vendimin e Komisionit Disiplinor.
Pas kërkesës drejtuar Klubit Futbollistik “Feronikeli” për lejimin e terrenit në ndeshjet të cilat do ti luajnë si vendas, ‘kuqebardhët’ theksojnë se ndeshjen ndaj Trepçës ’89 dhe Ferizajt do ta luajnë në Drenas.
Më poshtë e keni edhe njoftimin zyrtar të klubit:
NJOFTIM:
Sport Club “Gjilani”, ju njofton se ditën e djeshme ka pranuar dënimin e vendosur nga Komisioni Disiplinor, i Federatës së Futbollit Kosovës, që dy ndeshjet e radhës të parapara të zhvillohen në Gjilan, ku skuadra jonë detyrohet që këto dy ndeshje ti zhvilloj jashtë stadiumit “Agim Ramadani-Katana”, të Gjilanit dhe pa praninë e tifozëve.
Bëjmë të ditur se ndeshja kundër Trepçës 89′, do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas, ku pas kërkesës sonë kemi hasur në përgjigje pozitive nga, Klubi i Futbollit “Feronikeli”, që ndeshjën kundër ekipit mitrovicas ta zhvillojmë në stadiumin e tyre, të cilët i falemnderojmë për bashkëpunimin dhe mundësinë e ofruar nga ta.
Ndeshja mes Gjilanit dhe Trepçës 89′, zhvillohet ditën e nesërme( e diele), me fillim nga ora 14:00, e vlefshme për javën e 12-të kampionale, në Ipko Superligë.
SC Gjilani
Gjilan, 26 Tetor