Futbollistët e rinj të Gjilanit, të kategorisë U-15 janë fitues të turneut “Megi Cup International”, i cili është mbajtur në Durrës në Shqipëri. Në një kategori të fortë, kuq e bardhët pa asnjë humbje kanë ngadhënjyer në këtë turne, duke dëshmuar se pos në vendin e tyre, ata janë të pa konkurrencë edhe nëpër turne të ndryshme
SC Gjilani në këtë turne ka marrë pjesë edhe me grupmoshat U-13, të udhëhequr nga trajneri Brezart Ismajli, ku gjithashtu kanë patur lojëra të pëlqyeshme.
Ekspedita e Gjilanit në Shqipëri ka qëndruar gjashtë ditë dhe kjo pos për përgatitje për kampionatin e ri dhe për pjesëmarrje në turne, u ka shërbyer edhe për argëtim, shoqërim dhe të qenit pjesë e grupit për disa ditë me radhë, që është faktor me rëndësi në futboll. Ekspeditën e SC Gjilani e ka përbërë edhe trajneri tjetër Selajdin Jerliu.
Gjilanin e pret një e ardhme e ndritur në futboll!
Ndani këtë artikull