Sot zhvillohen ndeshjet e xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës, ku një nga përballjet kryesore është ajo mes Suharekës dhe Gjilanit. Skuadra e trajnerit Ardian Nuhiu do të udhëtojë drejt Suharekës për të kërkuar rezultat pozitiv ndaj kampionëve në fuqi.
Në xhiron e fundit, Gjilani barazoi pa gola (0-0) kundër Dukagjinit në një ndeshje që u pasua me polemika, pasi skuadra gjilanase pretendoi për dy penallti të padhëna.
Përballja në mes të Suharekës dhe Gjilanit do të luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë, me fillim nga ora 14:00.