Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan ka shpërndarë 3570 fidane të arrës për 29 fermerë, me të cilat do të ngriten edhe 15 hektarë sipërfaqe të reja.
Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se jemi përherë afër fermerëve.
“Arrat janë produkt shumë i kërkuar në treg dhe si rrjedhojë, përfitimi për 29 fermerët është i garantuar.Ekspertët e drejtorisë për bujqësi këshilluan fermerët për mënyrën e mbjelljes së fidanëve, plehërimin dhe krasitjen, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të tyre profesionale”, ka thënë ai.