Imran Haziri, këshilltar në Asamblenë Komunale të Gjilanit ka mbrojtur temën e diplomës dhe ka marrë titullin magjistër i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapsionor.
Haziri, që është këshilltar ng radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka mbrojtur me sukses temën e masterit me titull “Universiteti Kadri Zeka”, si pjesë e projektit: Projektimi i Kampusit Universitar në qytetin e Gjilanit dhe mori titullin: Magjistër i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor.
Haziri pas arritjes së këtij suksesi k falënderuar fmiljen e tij për përkrahjen dhe mbështetjen e dhënë, po ashtu mentorin e temës: Prof. Dr. Ferhat Bejtullahu , Komisionin në përbërje: Prof. Dr. Arber Sadiki, Prof Dr. Bekim Ceko dhe Prof. Dr. Lulzim Beqiri njëherit dekan i Fakultetit si dhe gjithë kolegët për bashkëpunimin e dhëne gjate këtij rrugëtimi .
“Shpresoj se me këtë titull të fituar do të mund të jap kontributin tim në zhvillimin edhe më të madh të qytetit të Gjilanit”, ka thënë mr. Imran Haziri./Radio Star/
Gjilanit i shtohet edhe një magjistër i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor
Ndani këtë artikull