Dr. Shevqeti me rrëfimin për Gjimnazin “Zenel Hajdini” na rikthen në kohë, duke përshkruar me kronologji historikun e kësaj shkollë, objektin, njerëzit që kanë udhëhequr këtë institucion në vitet e hershme, mësimdhënësit, nxënësit, sukseset, emrat që nuk harrohen, etj, etj…
Kujtime nga Gjimnazi “Zenel Hajdini” – Ditët e jetës shkollore
E vërteta ka një emër ajo lexohet këtu…
***
Në tavolinë të punës kam librin e Bodlerit, ku është tufa e poezive që flasin për kujtimet nga jeta e tij. Lirika e Bodlerit nuk është identike me jetën. Po lexoj biografinë Bodlerit ku evokon ditët e shkollimit. Kjo më ka inspiruar të shkruaj për Gjmnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, në të cilin e kam kryer shkollimin e mesëm.
E dogjën objjektin me 1976, me 28 nëntor, duke menduar se edhe mua do të ma vjedhin një sekuencë nga jeta ime. Çfarë iluzione kishin pasur ata që e dogjën shkollën?!
Me 1973 isha gjenerata e fundit që diplomoi në gjimanzin e vjetër me kujdestar Ferat Rexhepin, profesorin e biologjisë. Fillova të gjurmojë me vite në arkivën time për historikun e këtij objekti, të shoh si ishte biografia e tij ndër vite. Aty ku ishte gjimnazi i vjetër ishte fillimi i Muhaxhir ‘mëhallës’. Në të majtë të objektit kishte pasur varre. Objekti ishte ndërtuar si spital ushtarak osman me 1896, me 30 shtretër. Aty, me 1908, ishte hapur barnatorja e parë në Kosovë nga Halil Ibrahim, që sot në Stamboll është ‘holding’ për përpunimin e ilaçeve.
Pas luftës ballkanike ishte shkollë qytetare deri me 1941 kur mësimi zhvillhej në gjuhën serbe. Në periudhën 1941-1945 ishte shkollë qytetare, ku mësimi zhvillohej në gjuhën shqipe. Deri me 1964 objekti ishte dy katësh. Ne periudhën 1945 deri 1947 ishte kazermë ushtarake. Me 1948 ishte shkollë fillore, ku me 1953 drejtor ishte ‘mulla’ Tefiku. Ndërsa, pas reformës së arsimit ishte gjimnaz i ulët, drejtor në gjuhen turke ishte Bejtë Novobërdalia. Me 1964, gjimnazi kishte 34 maturantë shqiptare, serbë dhe turq. Drejtor ishte Gordana Palamareviq. Me 1961, kur kryetar qyteti ishte Bejtë Novobërdalia, merret vendimi për shkollën normale.
Gjilani nëpër kohë…
***
Isha fëmijë në shkollën fillore, kur ne luanim në livadhet e Agushagëve, te plepat e kooperativës bujqësore, kur vizitonim bunarin te plepat, ku shikonim për dritare në klasët që ishin në katin përdhesë, duke shuar kurreshtjen. “Më kujtohet se në oborrin e gjimnazit klubi hentbollistik “Bozhur” luante lojërat kampionale, ndërsa lojtarë ishin Kena, Rifati, Enveri, Dana.
Me 1969 u regjistrova në gjimnaz, kur drejtor ishte fqiu im, Vllada Cvetanoviq, zëvendësdrejtor – Rashid Gashi, ndërsa sekretar – Ramiz Bllaca. Në hyrje të katit të parë ishte zyrja e sekretarit, ndërsa djathtas ishin mirëmbajtësit, xha Shabani e Syla. Ne na vendosën në katin e parë, djathtas, në një klasë si palestër, që kishte në fund banka të havarisura. Kujdestar i yni ishte Aliriza Selmani. Një pjesë e madhe e nxënësve ishte nga Përlepnica – Nexhati, Sadullahu, Ramadani, Sylejmani, Bedriu. Klasa ishte e shtruar me dërrasa, shpesh e lyer me katran, koftori ishte me dru, ndërsa dritaret ishin me gilindera metalike, ku ata të Muhaxhir ‘mëhallës’ i lidhnin kafshët, ndërsa vetë luanin futboll. Kati i parë kishte katër paralele sa kati i dytë, e në katin e tretë ishin edhe dy mini paralele me 10 banka.
Në vitin e dytë u formua drejtimin natyror, kështu që në gjuhën shqipe ishte paralelja që si lëndë të huaj kishin rusishtën, ndërsa në paralelen e vogël të gjithë ishin nga fshati dhe mësonin frengjisht. Prej vitit të dytë deri në vitin e katërt ishin të vendosur në kabinetin e biologjisë. Ishin tri paralele të drejtimit natyror, një në gjuhen serbe, ndërsa drejtim shoqeror kishte një paralele shqipe, një serbe dhe një turke.
***
Disiplina ishte aq e madhe sa edhe miza nuk dëgjohej, pasi e gjithë shkolla kishte frikë nga Rashit Gashi, që na mësonte gjeografi dhe ishte zëvendësdrejtor. Mësimdhënësit ishin në nivelin më të lartë të arsimimit: Ahmet Veseli – fizikë, Ajshe Orana dhe Isane Orana – matematikë, Hajredin Gash – gjeometri deskpriptive, Xhafer Xhaferi – filozofi, Haxhi Vokshi – gjuhë shqipe, Stanko Antonijeviq – gjuhë serbokroate, Ferat Rexhepi – biologji. Klasa jonë kishte primatin e shkollës, të gjithë ishim të shkëlqyeshëm, jo vetëm në mësime, por në sport, orë letrare e aktivitete të tjera. Fetija, Myneverja, Sadberja, Rukija të njohura për mësime, Ylfetet formonin disponim, Muharrem Gashi ishte reprezentatues i hendbollit. Në klasë ishin Mevlydja, Selimi, Nexhati, ndërsa Ramadan Hasani formonte tek ne disponim. Klasa me nxënësit e vet mbante autoritetin e shkollës. Kur ecnim nëpër shkallet me dërrasa ishte e domosdoshme të ecnim në maje të gishtave, pasi ato bënin zhurmë, ndërsa zavendsedrejtori shikonte me bisht të syrit. Ne paralelet serbe ishin Çfara, Zoki, Lila, Sllavica qe ishin nga qyteti. Zoki dhe Çfara ishin basketbollistë. Në paraletet turke ishe Sadedini, me të cilin pastaj kemi studiuar në Beograd, ai në stomatologji unë në mjekësi. Sebahatja, që ishte nga Muhaxhir ‘mëhalla’ punonte në radio, Medihaja gjithnjë temperamente me Naimen. “Me 1972 organizova grupin teatror me Fetah Mehmetin, kur u bë dramatizimi i dramës “Fosilet” të Azem Shkrelit, në teatrin e Gilanit, në rolin kryesor me Ruzhdi Mehmetin. Vizituam Shkupin dhe Preshevën me këtë shfaqje.
Në pushimet e gjata luanim futboll në oborin, që ishte plotë guralecë, e shpesh lëndoheshim. Përballë ishte shitorja e Ramush Golit ku pinim ndonjë lëng.
Gjilani nëpër kohë…
***
Në vitin e dytë profesoresha Rukije u nda nga jeta, profesori Osman u shpëngul në Turqi. Haxhi Vokshi na i sillte revistat “Jetan e Re”, “Jehona” me afat te ‘skaduar’. Orët letrare i mbanim në konvikt, ndërsa profesori Ferat shpesh ligjëratat na i mbante te bunari i kooperativës bujqësore. Isha nxënës shembullor me “diplomë të Vukut” dhe nuk e mbrojta temën e diplomës. Maturën e festuam në lokalet e Shtëpise së Armatës, ku përherë të parë qepa një kat rrobe te Aliriza rrobaqepësi. Përgatitesha të shkojë në studime në Beograd në Fakultetin e Mjekësisë. Ishte viti 1973 kur nxënësit përgatiteshin të dilnin në objektin e ri të gjimnazit. Profesorët tane u avansuan në universitet – Xhaferi, Ferati, Nuhiu, Ahmeti, por edhe ne: Shevqeti, Elezi, Rukija, Miniverja – mjekë; Vaxhidi, Xhemushi, Rexhepi, Sadberja, Mevlydja – inxhinierë; Nexhati, Selimi, Mureseli,Ylfetja, Xhylija, Ajshja , Selamiu – mëshimdhënë.
Ah Gilan, ah zaman, zaman! Ah Gjilan, kohë o kohë!
***
Ne, shokët e klasës, takohemi çdo vit. Por, edhe brenda vitit disa herë. Takohemi e vizitohemi për të shkëmbyer botën pozitive të së kaluarës që është plot barsoleta jetësore. Por, kishin edhe dhembje, pasi na shkuan në amshim shokët e klasës – Muharremi Gash, Afrim Ilijazi, Rukije Salihu, Xhemush Kamberi, Vaxhid Qerimi, Mursel Jashari, Ramadan Hasani. Në vitin 2019, në amshim ikui edhe kujdestari i klasës, Ferat Rexhepi.
Desmond Morris cek se jeta ec edhe pse nuk ka këmbë, ndërsa truri nuk ndalet, por mund të shkapërderdhet nëse ke skleroze multiplekse ose Alzhemer.
Janë këto kujtime që kanë pasuruar një pjesë të biografisë sime, janë momente që formojnë mozaikun e jetës sime, ndërsa shokët dhe shoqet që janë ende, me vizitat e tyre hapin shtigje të reja në udhëtimin tim.
E vërteta ka një emër, ajo lexohet këtu në Arenapress.info/Arena Press/
/Autor i rrëfimit: Dr. Shevqet Mehmeti/
/Redaktor për shtyp: Nexhat Buzuku, botues i portalit Arenapress.info/ Arena Press/