Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e papritur nga ne, të kolegut Halil Xhelili; një njeri e miki mirë, i pasionuar pas leximit e dijes; një intelektual me qëndrim të definuar prej intelektuali në rrafsh shoqëror, atdhetar e politik.
Ndarja me Halilin shënon dhembje e mungesë për të gjithë ne që e njohëm, e patëm mik e bashkëpunëtor, prandaj Gjimazi organizoi mbledhje përkujtimore e nderuese për jetën dhe veprimtarinë e gjithanshme të Halilit tonë.
Ngushëllime familjes Xhelili e miqëve!
Ngushëllime kolegëve!
Me pikëllim; Gjimnazi “Zenel Hajdini”
Drejtori; Sami Hoxha