Kryetari i degës së AAK-së në Viti, Labinot Gjini, përmes një shkrimi i ka kërkuar falje qytetarëvë që sipas tij ky qytet është në duart e Sokol Haliti shkruan Radio Star.
Sipas Gjinit, kryetari i Vitisë Sokol Haliti, rrugën kryesore e ka lënë pas dore duke mos investuar në të por edhe në hyrjet e qytetit.
Shkrimi i plotë:
Kërkim falje qytetarëve të Vitisë që ju kemi lënë t’ju udhëheq Sokol Haliti 🙏
– Për semaforët e tij keni dëgju jo vetem në Viti, por edhe më larg.
– Keni dëgju edhe për zonën industriale në pikën më të ultë të Vitisë. Pra, aty ku natyra e ka destinuar për liqe.
– Keni dëgju edhe për zebrat që të çojnë në lum.
– Keni dëgju edhe si e ka shpallë Gjylekarin zonë urbane (qytezë) në PZHK.
– Keni dëgju edhe si në mandatin e tij janë zënë me qindra hektar tokë bujqësore të klasës parë, dytë dhe tretë (krim i organizuar mbi pronën me mandat të Sokolit).
– Keni dëgju edhe krimin ndajë tokës me ujërat e zeza dhe bërllogun e gjithanshëm.
– Keni dëgju edhe për krimin e tij ndajë ujërave nëntokësor e sipërfaqësor.
– Keni dëgju një organizim (krim) klientelist në arsim, shëndetësi e administratë.
Tani keni me dëgju edhe për krimin në urbanizëm. Krim që nuk ka si të përshkruhet.
Për sot : rruga që po e njihni dhe shihni në foto, Sokol Haliti, nuk e ka vënë në pika gjeodezike askund. Pra, as trotuarin as rrugën. Trotuari ka tanimë, së paku, dy herë që po bëhet. Sillu, sillu; prapë tek pika zero.
Kjo rrugë është brenda zonën urbane (qytet) të Vitisë. Thënë ndryshe, rruga kryesore.
Në këtë rrugë janë investuar qindra mijëra euro, por, siç e shohim askund nuk është rregulluar çështja e energjisë elektrike. Shtyllat e betonit janë lënë si më keq mbi trotuarët dhe kabllot po qëndrojnë si të ishim në Banglladesh diku.
Kjo është hyrja e Vitisë, mikëpritja e saj. Kjo është Vitia artistit Sokol Haliti, jo e vitiasëve.
Labinot Gjini
Kryetar i Degës,
Aleanca- Dega Viti
Anētar i Kryesisë Qëndrore