-Gjilani sot mbajti seancën e fundit stërvitore para duelit që kuq e bardhët e zhvillojnë nesër në shtëpi kundër Feronikelit.Stërvitja e drejtuar nga kryesori i shtabit teknik Sadat Pajaziti dhe ndihmësit Hyseni e Ajdini u mbajtë në fushën e stadiumit,dhe zgjati për rreth një orë.Pajaziti sot punoi kryesisht në anën taktike të skuadrës,ku njëkohësisht ai përgaditi dhe detajet e fundit për duelin e nesërm.
-Në stërvitje është rikthyer dhe anësori ferizajas Edon Sadriu i cili tani ka lënë pas krahëve lëndimin që e mbajti disa ditë larg fushave të blerta.Në ndeshjën kundër Feronikelit,skuadrës së Gjilanit i rikthehet dhe kapiteni i skuadrës Ylber Kastrati,i cili mungoi në ndeshjën e fundit shkak kartonëve.Gjithashtu edhe pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme për duelin e nesërm ,ku nuk pritet të ketë mungesa në këtë takim.
-Sfida mes Gjilanit dhe Feronikelit e vlefshme për javën e njëmbëdhjetë të Ipko Superligës,zhvillohet nesër ditë e dielë me fillim nga ora 14 e 45 minuta në stadiumin “Agim Ramadani-Katana”,në Gjilan.