Në shumë shtete të botës kur vjen puna te shpejtësia e lejuar në trafik, kanë një të përbashkët kur përcaktojnë shpejtësinë maksimale por tek gjobat e kësaj shkeljeje ka shumë dallime, duke filluar nga disa centë e deri te qindra mijëra euro.
Në bazë të disa statistikave që janë duke qarkulluar në rrjet, Policia e Kosovës ka shqiptuar një gjobë që kap shifrat e 1,413.10 dollarëve teksa në Shqipëri gjoba maksimale që është shqiptuar ndonjëherë kap vlerat e 2,622 dollarësh.
Por më të ashpër në gjoba kundër shpejtësisë janë policët në Zvicër, ku gjoba më e lartë atje ka shkuar në 13 mijë e 320 dollarë.