Njësiti i trafikut të Stacionit Policor Gjilan me datën 22.02.2024 në kuadër të zbatimit të planit operacionel për siguri në trafikunrrugor, në pika të kontrollit të automjeteve kanë hasur trekundërvajtës duke drejtuar automjetet edhe pse ka pasur masën e përkohshme të ndalim vozitje së mjeteve motorike.
Ndaj që të tre vozitësve veç e veç janë shqiptuar gjoba në vlerëprej treqind (300) euro dhe u është vazhduara masa e ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat edhe prej tre (3) muajsh.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtuinkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.