Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi e ka quajtur kryemashtrus të Kosovës, kryeministrin Albin Kurti.
Ai tha se Kurti ka humbur e më përpara do të shkonte në Norvegji se sa në Deçan, ku qindra qytetarë janë helmuar, shkruan Ballkani.info
Postimi i plotë:
KRYEMASHTRUESI I KOSOVËS MË PËRPARA SHKON NË NORVEGJI SE NË DEÇAN
Ka humbur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Nuk po don të lodhet të shkojë deri në Deçan, ku qindra qytetarë janë helmuar.
Ai duhet të shkojë dhe t’i vizitojë. Ta shoh nga afër gjendjen në spitalin e këtij qyteti.
Por, jo!
Kryemashtruesi që na paraqitej si njeri i afërt me qytetarin e thjeshtë e të varfër, më përpara e merr rrugën për Norvegji se për në Deçan.
Kryemashtruesi, prej ditës që ka hipur në xhip të zi, i ka harruar njerëzit e thjeshtë e të varfër që ecin trotuareve.