Në mesnatën e së enjtës në lagjen “Kamnik”, kishte të shtëna me armë zjarri shkruan Radio Star.
Nga kjo gjuajtje me armë zjarri është rrezikuar jeta e qytetarëve, pasi plumbat të cilat u shkrepën atë natë përfunduan në shtëpit e banorëve të cilët jetojnë në lagjen “Kamnik”.
Policia e Kosovës ende nuk ka arritur ti identifikoj personat të cilit ishin të përfshier në këtë ngjarje.
Përveç dëmëve në dy vetura, poashtu në këtë rast është rrezikuar jeta e qytetarëve pasi plumbat të cilët u shkrepën përfunduan në shtëpit për rreth.
Radio Star, ka siguruar disa foto nga plumbat të cilët përfunduan në shtëpitë e banorëve dhe veturat e dëmtuara.
Njëri nga banorët e kësaj lagje, për Radio Star, ka thënë se asnjë informat nuk kanë marrë nga Polica rreth kësaj ngjarje, më tutje ai ka thënë se atë natë iu është rrezikuar jeta e tij dhe familjës së tij nga gjuajtja me armë./radiostar/