By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... ‘Gjuha e përdorur gjatë fushatës’- Lëvizja Vetëvendosje gjobitet sërish nga PZAP-ja!
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Zgjedhjet 2025

‘Gjuha e përdorur gjatë fushatës’- Lëvizja Vetëvendosje gjobitet sërish nga PZAP-ja!

Përditësimi i fundit: January 21, 2025 4:48 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për herën e dytë e ka dënuar Lëvizjen Vetëvendosje, për përdorim të gjuhës së urrejtjes nga kryetari i saj dhe kryeministri aktual, Albin Kurti.LVV-ja është dënuar me 3 mijë e 500 euro, pas ankesës së LDK-së në PZAP.

- Advertisement -

Në vendimin e publikuar të hënën më 20 janar thuhet:“Me datë 17.01.2025 PZAP ka pranuar një ankesë nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës, me të cilën pretendon se në qytetin e Podujevës me datë 15.01.2025 në ora 18:00 në tubimin politik të subjektit Lëvizja Vetëvendosje kryetari i kësaj partie dhe kryeministri aktual gjatë fjalimit të tij ka bërë shkelje të rëndë të Ligjit Nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, respektivisht nenit 34, paragrafi 1, nën paragrafi 1.11 i cili shprehimisht thotë “përdorimi i gjuhës në formën e shkruar ose gojore, që nxit ose provokon ose që mund të nxisë ose provokojë, një person tjetër për të kryer një akt të dhunës kundër personave të tjerë ose pasurisë, ose e cila nxit apo mund të nxisë urrejtje kundrejt të tjerëve ose duke publikuar ose përdorur fotografi, simbole ose çfarëdo materiali tjetër që ka ose mund të ketë ndikim të tillë”, thuhet në arsyetimin e PZAP.

Kreu i LVV-së e ka fyer emrin Lidhjes Demokratike të Kosovës duke iu referuar si “Lydykyhi” në një tubim zgjedhor të mbajtur në Podujevë.Kurti, akronimin e LDK-së e quajti si “lodhja dokrratike e Kosovës”.

“Të dashur qytetarë të Llapit, LYDYKYHI-Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është Lidhja, por është lodhje, dhe nuk është demokratike por është dokrratilke. E në përgjithësi mendermethanë opozita po i japin zor mule knej për vend të dytë, poget e kanë pa edhe ata vet që s’ka ymyt, se qashtu qysh Shpejtimi i ka myt, Vetëvendosja po i myt cep më cep në Republikën e Kosovës.”, ka thënë Kurti.Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, para disa ditësh po ashtu e kishte gjobitur VV-në me 3 mijë euro, për shkak të gjuhës së përdorur nga Kurti në tubimin zgjedhor të mbajtur në Pejë.

Selver Xhelili merr mbështetje për kandidaturën e tij nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci
Kandidatë për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan shpalosin premtimet para të rinjve dhe studentëve
Selver Xhelili: Ferizaj në qendër të ndryshimit: PDK mobilizon qytetarët për një të ardhme më të mirë
Vetëvendosje mobilizohet në Livoç të Ulët: Konjufca dhe Hyseni bëjnë thirrje për fitore më 9 shkurt
Xhelili i PDK’së pas tubimit masiv në Lipjan: Si në kohën e Thaçit
Artikulli i mëparshëm “Përpjekje për një mjedis të sigurt”, ushtarët e aviacionit amerikan po mirëmbajnë helikopterët UH-60 Black Hawk
Artikulli tjetër Kosova s’ka të dhëna se kush voton

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
<audio controls autoplay="autoplay"><source src="http://radio.1dhe1.com:9400/;stream.mp3" type="audio/mp3">Your browser does not support the audio element.</audio>
</script>
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.