Aq shumë përpjekje me qëllimin e vetëm për të arritur deri të cilësia në arsim, aq shumëeksperimente nga njerëz (shpesh) të fushave që s’kanë të bëjnë me arsimin, aq shumë trajnime qëshumëherë mund t’i kategorizosh në rangun e “Biznesit” me mësimdhënës, duke përfituar xorganizata së bashku me x persona qeveritarë e ministrorë, pa i menduar pasojat se ku realishtmund të prekin ato, por që hapur vërehen në praktikë.
Rishtasi tanimë perioda e dytë e këtij viti shkollor 2018/19, sipas “Kurrikulës së Re” veçse kambaruar me ditën e sotme, për të lënë anash çështjet politike që kanë të bëjnë me kompensimin eorëve të grevës së Janarit. Shumë nxënës sot buzëqeshën nga dëgjimi i suksesit të tyre, e shumëtë tjerë ishin të pakënaqur, por që kjo pakënaqësi mund t’i përcjell deri në mbarim të këtij vitishkollor, ndërsa ata të “Kënaqurit”, nga sot janë të liruar si të privilegjuar të flejnë deri në fund tëvitit, meqë dhe janë notuar paraprakisht.
Këtë privilegj po ia siguron vlerësimi me “Kurrikulën e Re”, pasi që bazë themelore prej së cilësvaret mbyllja e notës në çdo lëndë mësimore, mbetet nota e parë që merret, ndërsa notat e tjeranuk mund të kenë efekt tjetër, as të uljes, madje as të ngritjes së notës në një lëndë të caktuarmësimore, gjithnjë nisur nga kriteret e vlerësimit që i posedon “Peshorja” e kësaj kurrikule, e qëkryekëput është absurde, si udhëzim “gjumi” për nxënësit se notimin e keni mbaruar. Në disa raste mund të ketë pasivitet nga nxënësit jo të dalluar, ndërsa në disa të tjera dhe nga ataqë luftojnë për “nota”, e që si çështje afekton shumë dhe procesin e mësimnxënies, por dhecilësinë në arsim, gjegjësisht zbeh dëshirën e të mësuarit nga nxënësit, meqë ata tanimë kanënjohuri paraprake se çfarë nota mund të kenë marrur, përkatësisht se çfarë suksesi posedojnë nëkëtë periudhë, që bën që ata ta dijnë se deri në fund vit e kanë garantuar veten me atë sukses dheqë nuk mundet të ju ndryshoj më.
Shkruar nga: PhD.Can. Besjana Rexhepi