Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë se “nga deklaratat e Ramush Haradinajt është e qartë për të gjithë, se në Prishtinë ka njerëz që nuk duan paqe, por po përgatisin një luftë”.
“Nga deklaratat e Ramush Haradinajt është e qartë për të gjithë, se në Prishtinë janë në funksione njerëzit që nuk duan paqe, por që po përgatisin luftë.
Ramush Haradinaj ka të drejtë që nuk mund të ketë ndarje dhe shkëmbim të territorit të Kosovës dhe Metohisë, sepse i gjithë territori i Kosovës është pjesë e Republikës së Serbisë”, ka shkruar Gjuriq në Twitter.
Kryeminsitri Haradinaj sot ka deklaruar se “Kosova nuk mund të zhbëhet për hatër të askujt dhe se uk ka ndarje të Kosovës dhe as nuk do të ketë këmbim territoresh”.
Ai ka prositur presidentin serb, Vuçiq, se “duhet ta kuptojë që durimi i Kosovës nuk duhet testuar pa kufi dhe se ne do ta mbrojmë të drejtën tonë”. /Telegrafi/