Emisari sllovak, Miroslav Lajçak, pas Prishtinës ka udhëtuar për në Beograd. Atje të mërkurën është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, me të cilin kanë biseduar për procesin e dialogut ne mes të Kosovës dhe Serbisë.
Gjuriq në këtë takim si zakonisht është ankuar se si e gjithë situata dhe pozita e serbëve lokalë “është përkeqësuar” që nga ardhja e kryeministrit Albin Kurti në pushtet.
Siç njofton ministria e jashtme serbe, Gjuriq i cili ka vazhduar takimet me të sanksionuarin e SHBA-së, Milan Radojicic, edhe pas sulmit terrorist në Banjskë i ka thënë emisarit sllovak se “Kurti po dëshiron të krijoj një Kosovë një-etnike”.
Në fund, shefi i diplomacisë serbe dhe një prej figurave kyçe të propagandës shtetërore serbe ka thënë se Beogradi mbështet Draft-Statutin e BE-së për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe./Express/.