Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve për sulmin fizik ndaj gazetarit, Valon Syla, raporton Gazeta Sinjali.
Lum Dervishi, Okan Hasani dhe Kenan Hasani, me vendim të Gjykatës do të dërgohen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji.
“Gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.D, K.H dhe O.H, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.