Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar si të pa bazuar kërkesën e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Ministrisë së Arsimit, deri në vendosen e çështjes sipas padisë.
Sipas vendimit të gjykatës, shtyrja e ekzekutimit të vendimit do t’i sillte dëme MASHT-it, i cili do të ishte vështirë i riparushëm. Kurse, shtyrja nuk është në kundërshtim me interesin publik dhe nuk do t’i sillte ndonjë dëm të madh palës kundërshtare.
Po ashtu, thuhet se paditja me kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit nuk ka dhënë fakte për të mbështetur kërkesën e saj.
Ndërkohë, mbetet në shqyrtim padia për anulimin e vendimit të MASHT-it, vendi ky i cili u kërkonte mësimdhënësve t’i zëvendësojnë orët e humbura gjatë grevës.