Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji të dyshuarit M.GJ për shtytje në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë të mbetur në tentativë.Ky vendim i gjykatës ka ardhur pas kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit të parashtruar nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, raporton “Betimi për Drejtësi”.E që gjykata ka vlerësuar se kjo kërkesë është e bazuar dhe se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit.Sipas kërkesës për caktimin masës së paraburgimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, i dyshuari po dyshohet se nga fundi i muajit janar i vitit 2020 në lokalin “Scorpion” në Gjakovë, me dashje shtytë personin tjetër dhe atë L.M që të kryej vrasjen e trefishtë duke i premtuar shuma të larta të të hollave për kryerjen e këtyre vrasjes.Tutje, sipas kërkesës, ai e ka bërë këtë në atë mënyrë që i pandehuri fillimisht e thërret L, kinse për të biseduar rreth shitblerjes së një banese, ndërsa më pas në vendin dhe kohën e cekur më lartë për kryerjen e tri vrasjeve i premton dhe atë shumën prej 20,000 euro për vrasjen e B.Sh, ndërsa 200,000 euro për vrasjen e Gj.Gj, dhe 100,000 për vrasjen e djalit të B.Sh, i cili ndodhet në vuajtje të dënimit për vrasje, pas disa dite L.M shkon tek restoranti “Potok” në fshatin Potok të Gjakovës, ku edhe kishte lënë takimin me Gj.Gj, të cilin e njofton në tërësi për personin i cili ishte duke i shtyrë për të kryer vrasjen me pagesë ndaj tij, B.Sh dhe djalit të tij, të dëmtuarit pasi që marrin edhe një telefonat nga nipi i tyre i cili ndodhet në Gjermani, ku i njëjti i kërkon që të kenë shumë kujdes se është duke u përgaditur vrasja e juaj nga M.Gj, më 28.10.2020 e lajmërojnë rastin në polici.Për këtë, ai po dyshohet se do të kryente veprën penale “shtytje në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë në tentativë”, nga neni 173 parag.1, nënparagrafi 1.8 e lidhur me nenin 32 paragrafin 3 dhe nenin 28 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi
Gjykata ja cakton një muaj paraburgim personit që dyshohet se premtoi 320 mijë euro për kryerjen e tri vrasjeve
Ndani këtë artikull