Gjykata Komerciale sot ka aprovuar padinë e Klan Kosovës për shtyerjen e ekzektuimit të vendimeve që ia suspendojnë licensën e biznesit.
Ekzekutimi i këtyre vendimeve shtyhet derisa gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor.
”APROVOHET si e bazuar kërkesa e paditësit Klan Kosova Sh.p.k., për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve. II. SHTYHET ekzekutimi i Vendimit nr. 4566/01 i datës 28.07.2023 i nxjerrë nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve dhe Vendimit nr. 309/11 i datës 14.06.2023 i nxjerrë nga Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë për Regjistrin e Bizneseve në Kosovë, derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit”, thuhet ndër të tjera në vendim.
Më 14 qershor Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ngriti kallëzimi penal ndaj Shoqërisë Tregtare, Klan Kosova.
Kallëzimi penal u ngrit me “pretendimin se në certifikatën e biznesit, te ndërrimi i pronarëve, figuron Pejë – Serbia dhe Gjakovë – Serbia”.
Suspendimi i licencës së Klan Kosovës kishte nxitur një reagim të madh vendor e ndërkombëtar, ndërsa ishte kërkuar kujdes nga institucionet në trajtimin e rastit.