Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi gjatë ditës së premte ka nënshkruar marrëveshjen e partneritetit me ENEMLOS – klinikat ligjore në shërbim të grupeve vullnetare, cilën e udhëheq Prorektori për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, Dukagjin Leka nga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan.
Projekti ENEMLOS parasheh rritjen e punësimit të studentëve të Fakultetit Juridik përmes mësimit praktik, i cili projekt është në kuadër të Programit ERASMUS+, që mision ka ngritjen e kapaciteteve në arsimin e lartë, të cilin e financon Komisioni Evropian.
Gjykata Themelore në Gjilan, si partnere do të jap ekspertizën e saj ne krijimin e klinikave ligjore nëpër universitetet partnere në Kosovë.
Në këtë takim kanë qenë prezent edhe gjyqtari i Departamentit për të Mitur, Sahit Boroci, gjyqtari i Departamentit të Përgjithshëm, Rilind Sermaxhaj dhe Luljete Berisha zyrtare për bashkëpunim ndërkombëtar nga universiteti.
Koordinator i projektit është Universiteti i Podgoricës dhe ka gjithsejtë 15 partnerë nga Kosova, Mali i Zi, Kroacia, Poloni dhe Anglia.