Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative të Kosovës, e cila ka refuzuar kërkesëpadinë e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), kundër Komunës së Prishtinës, raporton GazetaBlic.Rama e ka cilësuar vendimin si një tjetër fitore institucionale të Kryeqytetit, duke akuzuar Vetëvendosjen për bllokim të iniciativave të Komunës.
“Gjykata edhe këtë herë i dha të drejtë Kryeqytetit! Edhe një betejë institucionale e fituar!”, ka shkruar Rama.Në reagimin e tij, ai ka kritikuar ashpër Vetëvendosjen, duke e akuzuar për përpjekje për të penguar punën dhe zhvillimin e Kryeqytetit.
Postimi i plotë:
BLLOKUES NË POZITË. BLLOKUES NË OPOZITË.
Pothuajse për çdo iniciativë që kemi ndërmarrë për zhvillimin e Kryeqytetit, kemi pas bllokada nga Vetëvendosje! Ja edhe një tentim prej tyre!
Gjykata edhe këtë herë i dha të drejtë Kryeqytetit!
Edhe një betejë institucionale e fituar!
Vetëvendosje, po e përsëris: ju jeni fatkeqësia e këtij vendi. Keni ardhur në pushtet tu linçu, fabriku e tu tentu me denigru njerëz. Njejtë keni me perfundu si bllokues qe instrumentin e vetem mbijetues e keni shpifjen dhe lincimin.



