Gjykata Themelore e Prishtinës-Departamenti Special ka nxjerrë vendim përmes të cilit ka obliguar kryeministrin Albin Kurti që të paraqitet me datë 4 mars 2025 në Prokurorinë Speciale.
Këtë e ka bërë të ditur për Gazeta10 zëdhënësja e prokurorisë në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, me Urdhër të gjykatës të datës 21.02.2025 ka obliguar dëshmitarin A.K., që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 28.02.2025, përmes emalit ka pranuar përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit, lidhur me Urdhrin e lartë – theksuar të gjykatës”, ka thënë zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.