Në vazhdim të angazhimeve drejt një gjyqësori që i përgjigjet nevojave të qytetarëve
dhe rritje te efikasitetit, sot Gjykata Themelore Gjilan ka pranuar një donacion me pajisje teknike nga #USAID Programi për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë në Kosovë.
Donacionin e ka pranuar Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi së bashku me Administratoren, Florina Jerliu, nga përfaqësuesit e Programit JSSP, Refik Jahjaga dhe Naim Nimani.
Ky donacion vjen si mbështetje që mundëson realizimin e seancave online në shkallë të gjerë.
Kjo ndihmë konkrete u mundëson palëve të marrin pjesë në seancën e caktuar edhe kur pamundësohet prania fizike.