#AeDiniSe Gjykata Themelore në Gjilan, gjatë muajit tetor 2021, në bazë të kërkesave të qytetarëve, ka lëshuar gjithsejtë 1038 certifikata për të kaluarën penale. Ndërsa 22 kërkesa janë paraqitur në mënyrë elektronike online.?
?Referentët e Departamentit të Krimeve të Rënda dhe të Departamentit të Përgjithshëm, kanë arritur të lëshojnë gjithsejtë 1060 certifikata për qytetarët, përveç punëve të tjera, me regjistrimin dhe dorëzimin e lëndëve. ?
ℹ Kjo është arritur falë një angazhimi të madh nga stafi i Gjykatës, vetëm që të ofrohen shërbimet sa më shpejt për palët. ?
Gjykata, inkurajon qytetarët që këto kërkesa ti parashtrojnë në mënyrë elektronike, kjo formë e kërkesës ekonomizon procedurën dhe zvogëlon prezencën e palëve në gjykatë. Veç për tërheqje të certifikatës duhet të jeni të pranishëm fizikisht në objekt (apo me autorizim për personin tjetër).
Linku për aplikim: https://gjilan.gjyqesori-rks.org/info-te-pergjithshme-fakte-kyce/
#GjykataThemeloreGjilan
#gjykatajuaj
#aplikoonline