Gjykata Themelore në Gjilan ka arritur të publikojë 10.000 vendime gjyqësore në ueb faqen e saj dhe kjo është arritur me angazhimin e bashkëpunëtorëve profesional, zyrtarit për informim dhe stafit tjetër mbështetës, thuhet në njoftimni e kësaj gjykate.
Të gjitha këto aktgjykime dhe aktvendime janë të qasshme për publikun dhe organizata të ndryshme, të cilat bëjnë monitorimin e sistemit të drejtësisë dhe punës së gjykatave.
E gjithë kjo po bëhet me qëllim të promovimit dhe rritjes së transparencës së Gjykatës Themelore në Gjilan së bashku me Degët Kamenicë, Viti dhe Novobërdë.