Paul Williams, i cili ishte këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, do të vazhdojë edhe sot dëshminë para Gjykatës Speciale në Hagë, për mbrojtjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan Reporteri.net.
William e ka nisur dëshminë e tij, pas asaj të ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, i cili dëshmoi për tri ditë rresht. Që të dy janë ftuar nga ekipi mbrojtës i Thaçit.
Dje, ai deklaroi se zgjedhja dhe ftesa e tij për këtë rol u bë nga Bujar Bukoshi në emër të Ibrahim Rugovës.
“Formalisht u zgjodha para 10 dite që nga thirrja e negociatatve të Rambujesë. M’u kumtua paraprakisht nga Bukoshi që nëse do të kishte bisedime në Rambuje, që ai do të kërkonte praninë time. Kjo ishte në kohën e diplomacisë fluturuese të Chris Hill dhe pastaj të Richard Hoolbroke. Për të qartësuar se kur, kjo ishte gjatë verës dhe vjeshtës 1998, po punoja me Bujar Bukoshin dhe Ibrahim Rugoven, dhe Veton surroin, dhe në koordinim ngushtë me diasporën amerikano-shqiptare, që kishte lidhje të ngushta me ato individë, dhe ato kërkonin këshillën dhe udhëzimin ligjor në çështjet që po negocionin. Më ftoi Bujar Bukoshi në emër të Rugovës të udhëtojë në Rambuje dh të marrë pjesë në negociata në 7 shkurt, ishte vendim formal me konsensus të delegacionit kosovar për të më ftuar që të vitojë në Chateau dhe të jem këshilltar ligjor, dhe Edita Tahiri, Bajram Kosumi e nënshkruan vendimin formal”, tha ai.
Ai poashtu deklaroi se Thaçi s’kishte kontroll të plotë mbi negociatat dhe se përfaqësonte interesat nga jashtë.
Nga Mbrojtja e Thaçit, Williams është pyetur se si kishte ardhur në përfundimin se Thaçi ishte i kontrolluar nga jashtë.
“Baza për këtë përfundim janë disa faktorë. Bisedat e shumta përmes thirrjeve telefonike që realizonte Thaçi me persona të ndryshëm nga jashtë, dmth nga jashtë kështjellës. Telefoni i tij biente në mënyrë të vazhdueshme, që atij i duhej të shkonte në një cep të dhomës ose të dilte jashtë”, deklaroi Williams./Reporteri.net