Java e 15-të në Superligën e Kosovës në futboll rikthehet në program në mesjavë.
Vëmendja kryesore padyshim se është në Anamoravë atje ku përballen dy rivalët e qytetit, Gjilani dhe Drita, shkruan Demokracia.com.
Kjo përballje shumë interesante do të drejtohet nga gjyqtarët e po këtij qyteti.
Shpëtim Murtezi do të jetë gjyqtar kryesor, ndërsa do të ndihmohet nga dy asistentët, Fatlum Jashari dhe Hekuran Osmani. Valbon Hoxha është gjyqtar i katërt, ndërsa në VAR është Mervan Bejtullahu.