Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen e mbajtur sot, kazgjedh kryetarin e Gjykatës Themelore të Gjilanit, gjyqtarin Ramiz Azizi. Më poshtë po e japim një biografi të shkurtër të kryetarit të zgjedhur: Ramiz Azizi është gjyqtar i Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Penal të GjykatësThemelore Gjilan.
Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1983, ndërsa provimin ejurisprudencës e përfundoi në vitin 2002. Sistemit gjyqësor Azizi i’u bashkëngjit në vitin 2003, kur ka filluar të punojë si bashkëpunëtorprofesional në Gjykatën e Qarkut në Gjilan deri në vitin 2004. Gjashtë vitet e ardhshme të karrierës së tij punoi si gjyqtar në Gjykatën Komunale përKundërvajtje, kurse nga viti 2010 deri në vitin 2012 gjyqtari Azizi ka qenë kryetar i GjykatësKomunale në Gjilan.
Me datë 01.01.2013, mori detyrën e gjyqtarit mbikëqyrës të Degës në Novobërdë, ndërsa ngamuaji Korrik të vitit 2013 ushtron detyrën e gjyqtarit në Gjykatën Themelore në Gjilan.
Përveç punës në sistemin gjyqësor, nga viti 1983 deri në 1985 ka punuar si profesor në shkollëne mesme Gjimnazi ,,Zenel Hajdini”. Gjatë vitit 1987 ka qenë sekretar i shkollës fillore ,,Zenel Hajdini”. Pastaj nga viti 1987 e deri në vitin 2002 ka punuar si sekretar-drejtor në KooperativënBujqësore ,,Malisheva” në Malishevë. Një vit më vonë ai punoi si zyrtar ligjor dhe ushtrues detyre i drejtorit të Gjeodezisë në Komunëne Gjilanit