Gjyqtarja e futsallit, Florentina Kallaba nga Kosova është në mesin e kandidatëve për të marrë pjesë në Kupën e Botës për Femra 2025 në futsall.
Kallaba që ka karrierë të suksesshme si gjyqtare e futsallit në Kosovë dhe në kampionate të rëndësishme evropiane të futsallit, është shprehur e lumtur dhe e gatshme për këtë sfidë të re për të. “Është krenari dhe nder i madh që të jem një nga gjyqtaret kandidate për të marrë pjesë në Kupën e Botës në futsall për femra që do të mbahet për herë të parë nga FIFA”, ka thënë ajo.
Ky hap i rëndësishëm për gjyqtaren Kallaba shënon suksesin e radhës për gjyqtarët kosovarë të futsallit.
Lajmi që Florentina Kallaba është në mesin e kandidatëve për të qenë pjesë e Botërorit është mirëpritur nga zyrtarët e FFK-së, të cilët besojnë në përzgjedhjen e Kallabës në një event të tillë, duke e ditur se sa shumë kualitete posedon