Volejbolli femëror në ligën elitare në Kosovë ka hyrë në fazën përfundimtare. Titullin e kampionit në volejboll e mbanë Drita e Gjilanit, e cila sivjet garat e “Play-offit” do t’i nis nga pozita e dytë, pasi që është radhitur pas KV Skenderajt. Në përfundimtare do të marrin pjesë edhe Kastrioti I Ferizajt dhe M-Technologie nga Prishtina.
Kështu, në gjysmëfinalen e parë do të ballafaqohen KV Skenderaj – KV M-Technologie, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër KV Drita – KV Kastrioti.
Ndeshja ndërmjet Dritës dhe Kastriotit do të zhvillohet këtë të mërkurë në Palestrën e Sportit “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan me fillim në ora 19.