Gjatë vizitës së tij në Gjilan, Kryetari i Kuvendit të Republikës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, vizitoi familjet e dëshmorëve Pajazit Ahmeti dhe Hanumshahe e Tefik Zymberi, të rënë heroikisht më 15 prill në betejën e Zhegocit.
Ky gjest simbolik shpreh përkushtimin për nderimin e sakrificave të atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit, duke kujtuar të kaluarën që frymëzon rrugën drejt së ardhmes.