Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan vizituan kompaninë “KonSoni”, e cila ka një përqindje të lartë të grave të punësuara.
Gjatë vizitës, ata u mirëpritën nga pronari Agim Sahiti dhe punëtorët, kryesisht gra, të angazhuara në këtë kompani të madhe në tregun vendor të prodhimit. Kompani me 210 të punësuar, prej të cilëve rreth 80% janë gra dhe vajza.
Kryetari Konjufca theksoi se Qeveria e Kosovës vazhdon të mbetet e përkushtuar në mbështetje të prodhuesve vendorë, duke e konsideruar këtë si një faktor kyç për rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit.