Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka dhënë detaje rreth takimit të grupit punues të këtij subjekti me atë të Lidhjes Demokratike.
Konjufca në një adresim të tij për media tha se në këtë takim me përfaqësuesit është folur për reformat sektoriale, njofton Klan Kosova.
”Është folur më shumë për reformat sektoriale. Nuk është folur as për ministri as për ndarje të resoreve të ndryshme”.
”Takimi ka qenë në atmosferë shumë miqësore, dhe në atmosferë shumë të shkëlqyeshme”.
I pyetur për kushtet e raportuara të subjekteve ndaj njëra-tjetrës për të mundësuar bashkëpunimin me koalicion, Glauk Konjufca tha se nuk qëndron një gjë e tillë.
”Asnjë kusht nuk ka pasur – as ne nuk kemi kushte për LDK-në e as LDK s’kanë kushte për ne. Nuk ka qenë takim i përballjes me kushte”.
”Ishte takim për temat që e presin qeverinë e ardhshme në ditët e para të punës”.