Lëvizja Vetëvendosje ka mandatuar Glauk Konjufcën për kryeministër të Kosovës.
Të dielën Qeveria Kurti III nuk mori votat e mjaftueshme në Kuvend.
Partitë ish-opozitare kanë thënë se nuk do të provojnë të formojnë qeveri, duke kërkuar zgjedhje.
Në takimin e presidentes Osmani me liderët e partive politike nuk u arrit ndonjë marrëveshje. Aty u tha se Kurti kërkoi që të provojë edhe një herë formimin e qeverisë.

			








