Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka mbërritur në Hagë.
Ai do të takojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po qëndrojnë në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Glauk Konjufca po bëhet zyrtari i parë i lartë i shtetit që do të takojë të gjithë ish-krerët e UÇK-së në qendrën e paraburgimit në Hagë, përfshirë dy figurat kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.