By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Goran Rakiq sfidon Avdullah Hotin dhe Hashim Thaçin, a do të shkarkohet?
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Goran Rakiq sfidon Avdullah Hotin dhe Hashim Thaçin, a do të shkarkohet?

Përditësimi i fundit: June 10, 2020 11:41 am
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Rakiq heq flamurin e Kosovës nga zyra e tij
Zyrtarë nga Lista serbe, kanë nisur të sfidojnë shtetin e Kosovës, edhe nga pozitat e reja në Qeverinë e re të drejtuar nga Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

- Advertisement -

Zyrtarë të saj vazhdimisht kanë deklaruar se nuk e njohin Republikën e Kosovës, madje asaj i referohen si “Kosova dhe Metohija”. Kjo është dëshmuar edhe dje, gjatë takimeve të zëvendëskryeministrit nga Lista Serbe dhe ministrit të Pushtetit Lokal, Goran Rakiq, i cili ka hequr flamurin e Kosovës nga zyra e tij.

Sipas raporteve nga mediat serbe, flamuri i Kosovës nuk u pa në zyrën e Rakiqit, në takimet që ai pati me ambasadorin amerikan Philip Kosnett dhe përfaqësuesen e BE-së në Kosovë Natalia Apostolova.

“Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale, Goran Rakiq, hoqi nga kabineti i tij të ashtuquajturin flamur i Kosovës”, shkruan b92.

Sipas këtij mediumi, në dy takimet që Rakicq pati, me ambasadorin amerikan Philip Kosnett dhe përfaqësuesen e BE-së në Kosovë Natalija Apostolova, nuk kishte simbole të “të ashtuquajturës të shtetit të Kosovës”, të paktën sipas fotove zyrtare të dërguara në media nga Zyra për Media e kësaj ministrie.

Pritet të shihet nëse kryeministri Avdullah Hoti, do të shkarkojë nga pozita Rakiqin, i cili që në fillim ka thyer protokollin e shtetit të Kosovës, duke mos respektuar simbolet e tij.

Kujtojmë se kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ishte kritikuar ashpër pasi kishte ndërruar vendin e fotografisë së presidentit Hashim Thaçi në kabinetin e saj. Veprimi i saj kishte nxitur edhe reagimin e Thaçit.

Mbetet për t’u parë nëse presidentit do t’ia tërheq vëmendjen edhe veprimi i zëvendëskryeministrit të ri nga Lista Serbe.

LDK-ja vazhdimisht është kritikuar për koalicionin me Listën Serbe, pasi zyrtarë të saj deri para pak kohe kishin deklaruar se një qeveri e varur prej tyre, nuk do të ishte stabile./BS

POLICIA E KOSOVËS PUBLIKON REZULTATET E TESTIT ME SHKRIM
Glauk Konjufca i kërkon falje publikisht elektoratit të VV-së
Arifi: 28 Nëntori kujtojn sakrificën e gjeneratave të tëra që punuan për kombin tonë
54 aksidente dhe rreth 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë
Sami Lushtaku shpall fitoren e PDK-së në Skenderaj me 17 mijë vota
Artikulli i mëparshëm Kuvendarët e Gjilanit, në një seancë të jashtëzakonshme, miratuan rishikimin e buxhetit
Artikulli tjetër Hoti: Dialogun me Serbinë do ta udhëheq unë, integriteti territorial i panegociueshëm

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.