Indeksonline mëson se minuta më parë ka ndodhur një grabitje e armatosur te Liqeni i Badovcit.
Po ashtu mësohet se pati të shtëna me armë zjarri ku dyshohet se dy persona mbetën të plagosur.
Indeksonline mëson se viktimat janë punëtorë të Besa Security.
Lidhur me rastin, Indesonline ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, por të njëjtit deri më tash nuk kanë dhënë ndonjë raport.