Një person është gjetur në shtëpinë e tij pa ndjenja pasi që dyshohet se persona të panjohur pasi kanë depërtuar në shtëpinë tij, të njëjtit i kanë shkaktuar lëndime dhe kanë kryer veprën grabitje.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje dhe viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa ende nuk dihet se çfarë është grabitur.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
“Viktima mashkull kosovar është gjetur në shtëpinë e tij pa ndjenja pasi që dyshohet se persona të panjohur pasi kanë depërtuar në shtëpinë tij, të njëjtit i kanë shkaktuar lëndime dhe kanë kryer veprën e cekur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa ende nuk dihet se çfarë është grabitur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.