Gramoz Vokrri është i ftuar në emisionin Dueli Sportiv në RTV Dukagjini.
Kandidati për të parin e FFK-së ka thënë se ka edhe klube të tjera që e përkrahin atë dhe jo vetëm ato 16 nënshkrime që i ka dorëzuar.
“Kemi klube edhe të tjera që kanë shprehur dëshirë”, tha Vokrri.
Vokrri tutje deklaroi se kryetari aktual i FFK-së, Agim Ademi i ka bërë presion klubeve duke thënë se ndjen keqardhje për degradimin që i është bërë Federatës.
“Ka qenë një presion nga ana e FFK-së, ku siç e potencoi kryetari aktual që nga muaji shkurt ka shpallur kandidaturën e tij duke iu thënë klubeve se nuk ka kundër kandidat. Është për keqardhje degradimi që po i bëhet këtij institucioni (FFK)”, tha Vokrri.