Bashkë me deputeten, Ganimete Musliu, ish-zëdhënesen e UÇK-së, Besa Çejku Buçinca, ish-ushtaren e UÇK-së, Fidajete Spahiu Mehmeti dhe me veteranen e UÇK-së, Mervete Lushtakun, kishim nderin dhe kënaqësinë që vizituam Qendrën për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve “Liria”, e cila funksion që nga viti 1999.
Gjatë këtij takimi diskutuam për sfidat e fëmijëve dhe grave duke filluar nga ngacmimet, dhuna në familje e deri te vrasjet që fatkeqësisht po ndodhin në vendin tonë.
U zotuam se bashkëpunimi mes Komunës dhe Qendrës “Liria” nuk do të mungojë, teksa do të thellohet përkrahja në mënyrë reciproke duke filluar prej subvencionimit të OJQ-ve e deri te lansimi i fushatave vetëdijësuese për parandalimin e dukurive negative në qytetin tonë.