Vajza e gra, nëna e gjyshe, të bashkuara si kurr më parë për ta ngritur zërin e tyre për të drejtat e tyre, e për ta përkrahur, siç thonë, zërin e tyre në Parlamentin e Republikës, Labinotë Murtezi – Demi, dhe dy kandidateve tjera Arijeta Rexhepi e Arbëreshë Kryeziu – Hyseni.
Sekretariati i Gruas aktiviste po vazhdon të mbajë takime në çdo lagje e çdo fshat të qytetit, për të mobilizuar gra e vajza gjithandej, që 6 tetori të jetë më kuptimplotë me pjesëmarrje masive të grave në Zgjedhje.