Emisari Presidencial për Misione të Posaçme në kuadër të Administratës Trump, Richard Grenell ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca i cili ka thënën se administrata Biden e kanë vendosur Kosovën në pozitë të disfavorshme në raport me Serbinë.
Grenell ka thënë se kjo Qeveri ka kaluar katër vite duke komplimentuar administratën Biden dhe duke marrë pjesë në konventa dhe festa të tij derisa ka pyetur pse nuk janë ankuar kurrë më parë.
“Ata kaluan 4 vitet e fundit duke komplimentuar Joe Biden dhe duke marrë pjesë në konventat dhe festat e tij. Pse nuk u ankuan kurrë më parë?”, ka shkruar Grenell në “X”.
Ndryshe, Konjufaca ka thënë se administrata Biden dhe Obama, e kanë dëmtuar Kosovën në raport me Serbinë.
Sipas tij, prej vitit 2011, këto dy administrata e kanë vendosur Kosovën në pozitë të disfavorshme.
“Administrata e presidentit Biden, ma merr mendja, që kjo rrjedh prej administratës së presidentit Obama, këto në relacion me Kosovën, këta dy presidentë të shumë respektuar të Amerikës, prej vitit 2011, e kanë pasur një qasje ndaj Kosovës, e cila me thënë të drejtën, Kosovën e ka vendosur në situatë të disfavorshme ndaj Serbisë, këtë jemi dëshmitarë të gjithë. Pikërisht, administrata e presidentit Obama dhe Biden, dhe neve gjatë kësaj kohe, na kanë ndodhur disa çështje që i ka shty Serbia, që shumë e kanë dëmtuar reputacionin e Kosovës”, ka thënë Konjufca në RTK./teve1.info