Në kampionatin mesdhetarë të karatesë për kadetë, juniorë dhe seniorë që organizohet nga 22 deri 24 tetor në qytetin Limassol të Qipros, Kombëtarja e Kosovës, është lajmëruar për këtë garë me 40 pjesëmarrës përfshirë edhe stafin teknik.
Por ekspedita e Kosovës gjatë udhëtimit është ndaluar në kufirin Maqedoni Veriore – Greqi dhe nuk i është lejuar hyrja në Greqi nga autoritetet e këtij shteti, shkruan Klankosova.
Përkundër se garuesit duke përfëshirë edhe sekretarin e federatës së karates, ishin të pajisur me të gjithë dokumentacionin përfshirë edhe vizat të cilat janë marrë në ambasadën në Beograd nuk janë lejuar të vazhdojnë rrugëtimin drejt Qipros.
Kjo nuk është hera e parë që sportistëve kosovarë iu mohohet garimi në ngjarjet që organizohen në shtetet që nuk e njohin pavarsinë e Kosovës.