Punësimet e të afërmve e ato partiake nuk po ndalen as në Qeverinë Kurti 2.
Emërimet që po behën në shumë institucione të Kosovës nga qeveria e re kanë shpërfaqur avazin e vjetër.
Së fundmi është rehatuar edhe bashkëshortja e Xhevdet Pozharit, i cili ka qenë këshilltar polik i ministrit Arben Vitia në kohën e qeverisjes LVV-LDK, shkruan lajmi.net, transmeton Reporteri.net.
Emine Abdyli Pozhari është njëra nga tre të emëruarit e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pozitën e anëtare së Këshillit Drejtues të Universitetit Publik në Pejë “Haxhi Zeka”.
Vendimi është marr të mërkurën nga ministrja e MASHT-it, Arberie Nagavci.
“Vendim për emërimin e tre anëtarëvetë emëruar nga MASHT në Këshillin Drejtues të Universitetit Publik “Haxhi Zeka”:1 Majlinda Belegu, 2. Emine Abdyli Pozhari, 3 Mersiha Kacmakovic. Vendimi hynë në fuqi ditën e nënshkrimit”, thuhet në vendimin e MASHT.