Grupi i grave të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, kanë mbajtur aktivitet që ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për parandalimin e sëmundjes së kancerit të gjirit.
Ky aktivitet është mbajtur në disa fshtara të Gjilanit dhe kanë bërë disa vizita në kompani të ndryshme, stafi i tyre ishte i përbërë nga gjinia femrore.
Shkrimi i plotë:
“ Zbulimi i hershëm shpëton jetë “ 🎀
Gratë për VETËVENDOSJE me fushatë sensibilizuese në Gjilan për ndërgjegjësimin për rreziqet e kancerit të gjirit.
Muaj që na kujton se kur bëhemi bashkë, mund të mposhtim çdo gjë.
Vizitat u realizuan në fshatrat Cernicë, Përlepnicë, Miresh dhe fabrikës Konsoni.