Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati ka zbuluar detaje nga mbajtja në paraburgim në Hagë.
Gucati tregoi se zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi e kishte vizituar vetëm Rexhep Selimin, por jo edhe pjesëtarët e tjerë që po mbahen atje.
“Çka është më e keqja, zëvendëskryeministri erdhi në vizitë, vizitë tinëzare, ne e kemi pa, Besnik Bislimi, ka qenë në vizitë te Rexha e te na nuk ka qenë kurrë, e ka vizitu veç Rexhën” – u shpreh
Gucati në një intervistë në Dukagjini ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për trajtimin e të burgosurve në Hagë, duke thënë se shteti nuk ka bërë asgjë për ata që po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale, përveç mbulimit të shpenzimeve ligjore dhe vizitave familjare.
Gucati ka theksuar se Qeveria ka dështuar në aspektin humanitar dhe se nuk ka mbështetur të burgosurit, përveç pagesave të shpenzimeve ligjore për avokatët, të cilat, sipas tij, janë financuar nga taksapaguesit e Kosovës.
“Po flasim për një vendim që qeveritë e kaluara e kanë marrë, ku është rënë dakord që shteti i Kosovës t’i paguajë avokatët. Ky vendim është për qytetarët e Kosovës, nuk është që Albini apo Albulena po e paguajnë nga xhepi i tyre”, ka theksuar Gucati.
Për kryeministrin Albin Kurti, Gucati ka theksuar se ishte i dëshpëruar që nuk pati asnjë vizitë nga ai në Hagë, ndërkohë që Rexhep Selimi kishte marrë përshëndetje.
“I dëshpëruar edhe më shumë kur Rexhep Selimit i thotë të fala e neve s’na qon. Nuk i ka bërë nderë gjeneralit Rexhep Selimit…Rexhep Selimit i qon të fala e neve të shtatëve nuk na qon të fala. Mos mujsh me ja përmend emnin Hysni Gucatit, bëri të fala shokëve të Rexhës, kjo ka mujt të jetë. E kjo përtej dëshpërimit o… qa o ma e keqja, zëvendëskryeministri i Kurtit, Bisnik Bislimi vinte në vizitë tinëzare”, ka deklaruar ai.