Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë me dije se kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, nuk është e dëshiruar në Kosovë.
Para gazetarëve, ai ka thënë se sot kanë reaguar për të kundërshtuar vizitën e saj në Kosovës.
Sipas tij, ajo çdo herë i sjell lajme të këqija Kosovës.
“Reagimi ka qenë që Trendafilova të mos vjen në Kosovë fare. Ne e dimë se sa herë kjo vjen në Kosovë, vjen për një te keqe dhe një të zezë të Kosovës. Sot ka ardhur me 13 maj pikërisht ditën e themelimit te sigurimit shtetëror të Serbisë, që për shqiptarët është një ditë famëkeqe”, ka thënë Gucati.
Ai ka thënë se veteranët nuk janë kundër drejtësisë.
Ndër të tjera, ai ka treguar edhe për hedhjen e tymit të zi.
“Tymi u gju sot për shkak se është një ditë e zezë për neve. Tymi ka qenë i zi, jo me e provoku policinë, por sepse 13 maj është ditë e zezë”, ka thënë ai.