Sot në Gjilan u bënë homazhet në nderim të heronjve të kombit në Varrezat e Dëshmorëve!
Komuna si nikoqire dhe i zoti i shtëpisë, z. Lutfi Haziri, kishin bërë organizimin institucional e lokal. Mirëpo, ajo që m ra në sy për të keq, ishte ardhja e liderit të LVV-së, z. Albin Kurtit, fill pas pak minutash për homazhe të veçuara, pa u përshëndetur me nënkryetarin Haziri – si një nga figurat kyçe për negociata të koalicionit, dhe pa përçuar mesazhin e shumëpritur për sinergji koalicioni edhe në këto homazhe. Tek e fundit, duhet pasur kulturë institucionale, shtetformuese, duke respektuar institucionin lokal – komunën, edhe nesër si kryeministër. Pra, sot Kurti tregoi se koalicioni është larg, se ende nuk është pjekur për kulturë institucionaliste. Pra, larg koalicioni, larg shpresa e popullit të Kosovës që mezi pret të ndërrohet krejt kahja e qeverisjes!